Home Sporti Conte: Me Int...

Conte: Me Interin mbylla ciklin e Juves, tani e çoj Tottenhamin në majë!

107
0

Antonio Conte ka dhënë intervistën e parë për faqen e klubit të Tottenhamit, vetëm një ditë pasi firmosi kontratën me “Spursat”. Strategu italian ka falënderuar drejtuesit e klubit londinez duke premtuar se do ta ndihmojë që të ngjitet në majat e futbollit.

“Për mua është një kënaqësi e madhe, një nder i madh të bëhem trajner i Tottenham. Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer të kthehem në Angli në një klub me lojtarë të mëdhenj, do të jetë një kënaqësi. Klubi dhe Daniel Levy më donin me ngulm dhe mendoj se ishte një nder për mua që pranova këtë pozicion dhe tani, me siguri, dua ta shpërblej atë besim.

Pata një telefonatë nga Tottenham që në verë, por unë sapo isha larguar nga Interi pas dy sezoneve të rëndësishme, shumë të vështira dhe nuk ishte momenti i duhur për të filluar një përvojë tjetër. Prandaj i thashë ‘faleminderit që menduat për mua, por preferoj të pres dhe të shijoj kohën me familjen time’. Gjithashtu, emocionalisht, isha ende i përfshirë në përvojën me Interin.

Isha i sigurt se kisha nevojë për një pushim, veçanërisht pas dy sezoneve intensive në Itali me Interin. Kjo përvojë ishte fantastike dhe në dy vjet fituam titullin, morëm një vend të dytë në sezonin e parë dhe luajtëm finalen e Europa League pas 10 vitesh. Ne ndërpremë serinë e fitoreve të Juventusit prej nëntë viteve radhazi. Sigurisht, emocionalisht, ishte shumë intensive. Isha i sigurt se kisha nevojë për një pushim dhe mbi të gjitha për të mos marrë një ekip tjetër në atë moment. Duhet të jem 110 për qind i bindur sepse kur unë filloj jam plotësisht i përfshirë me situatën.

Tashmë jam në një klub të madh ku stadiumi, terreni stërvitor, janë të mrekullueshëm dhe mendoj se Tottenham është më i miri në këtë aspekt. Mendoj se mund të filloj të punoj për ta sjellë skuadrën në fushë në të njëjtin nivel me infrastrukturën. Tottenham me të vërtetë është në super”, deklaroi strategu italian.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit