Home Sporti Coutinho dësh...

Coutinho dëshiron të rikthehet në Brazil

70
0

Philippe Coutinho dëshiron të rikthehet në Brazil dhe duket se se Aston Villa është gati t’ia plotësojë dëshirën.

Sipas “Football Insider”, zyrtarët e klubit autorizuan Kia Joorabchian, përfaqësuesin e mesfushorit 30-vjeçar, për të kërkuar një klub, duke nënvizuar dëshirën për zgjidhjen e situatës gjatë afatit kalimtar të ardhshëm, pra në janar.

Philippe Coutinho mbërriti shtatë muaj më parë tek Aston Villa nga Barcelona, ​​në një marrëveshje të vlerësuar rreth 20 milionë euro. Këtë sezon ai ishte në formacionin startues në vetëm shtatë nga 13 ndeshjet e luajtura për “Villans” dhe vetëm në një rast nuk u zëvendësua.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit