Home Aktualitet Covid-19/ 10 ...

Covid-19/ 10 raste të reja në Shqipëri, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

57
0

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për ditën e sotme lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Sipas MSH në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e virusit, ndërsa nga 174 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Njoftimi i plotë i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 174 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

9 Prill 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 174 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Fier, Lushnje, Berat.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,213 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 9 Prill 2023)

Raste të reja ditore 10

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 174

Testime totale 2,051,286

Raste pozitive 334,002

Raste të shëruara 330,213

Raste Aktive 185

Humbje jete 3,604

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 153

Vlorë 8

Fier 8

Shkodër. 4

Berat. 4

Durrës. 3

Korçë. 2

Dibër. 2

Elbasan. 1

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit