Home Aktualitet Covid-19 ende...

Covid-19 ende në qarkullim në Shqipëri, nuk është agresiv por ka pacientë në spital

9
0

Covid-19 nuk është zhdukur dhe pas shumë muajsh po kthehet në lajm. Ai është në qarkullim me virozat e tjera të stinës. Mjekët konstatojnë infektime edhe këtë periudhë dhe thuajse tek të gjitha grupmoshat, nuk janë shifra alarmante dhe as në forma agresive.

Simptomat e koronavirusit ngatërrohen me ftohjen në verë apo virozat e tjera. Mirëpo te disa pacientë kryesisht fëmijë, ai ka shkaktuar rëndim të shëndetit dhe nevojë për shtrim në spital. Veç javën e fundit, 7 fëmijë ishin pacientë në pediatrinë infektive. Me uljen e temperaturave ka rënë edhe fluksi i urgjencave dhe vizitave edhe në Pediatrinë e QSUT.

Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive, Gjerogjina Kuli u bën thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm këtë periudhë, si për problemet që vijnë nga luhatjet e motit, mbivendosjet e virozave të ndryshme, por edhe shqetësime të tjera gjatë pushimeve. Sipas Kulit në çdo rast, prindi duhet të mbajë kontakt me mjekun e familjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit