Home Aktualitet Covid-19 në S...

Covid-19 në Shqipëri/ Vetëm 10 raste të reja në 24 orët e fundit

57
0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 222 testime ka 10 qytetarë të infektuar me koronavirus. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete dhe janë 15 pacientë të shëruar. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

“Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, thuhet ne njoftim.

Situata ne 24 oret e fundit

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 222 testime, nga të cilët 10 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19:

5 në Tiranë, 4 në Vlorë, 1 në Patos.

Janë 149 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,976 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 19 Mars 2023)

Raste të reja ditore 10

Të shëruar në 24 orë 15

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 222

Testime totale 2,045,774

Raste pozitive 333,726

Raste të shëruara 329,976

Raste Aktive 149

Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 129

Berat. 7

Fier 5

Vlorë 5

Durrës. 2

Shkodër. 1

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit