Home Aktualitet Covid-19, Shq...

Covid-19, Shqipëria me infektimet dhe vdekjet më të ulëta në rajon

8
0

Vendet e Bashkimit Europian vendosën që ti heqin Shqipërisë kufizimet për lëvizjen e udhëtarëve shqiptarë dhe kjo erdhi sepse vendi ka incidencën më të ulët për infektimet e reja dhe vdekjet në 14 ditët e fundit krahasuar me vendet e rajonit dhe ato në Europë.

Sipas raportimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, incidenca dy javore e rasteve të reja është 4.6 për 100 mijë banorë në Shqipëri dhe 8.9 për 100 mijë banorë në Kosovë. Bazuar në shifrat e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve krahasuar me Italinë dhe Greqinë, Shqipëria ka dhjetëfish shifrat më të ulëta të infektimeve për 100 mijë banorë.

Kjo incidencë është më e ulët se të gjitha vendet e BE-së, të cilat luhaten në intervalin 16.5 deri ne 215.3 raste për 100 mijë persona. Në Europë incidenca më e ulët është në Rumani 16.5 raste banorë dhe më e lartë është në Danimarkë 215.3 për 100 mijë banorë.

Po ashtu edhe incidenca dy javore e vdekshmërisë në Shqipëri është më e ulët se vendet e rajonit. Nga data 2-15 Qershor vdekshmëria në Shqipëri është 1 vdekje për 1 milion banorë, 4-fish më pak se Kosova. Ajo që bie në sy është se fqinji tjetër ynë, Greqia e ka vdekshmërinë 47.1 për 1 milion banorë ndërsa Italia 21.8.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit