Home Aktualitet Dashamir Sheh...

Dashamir Shehi: S’mjafton Berisha-Meta për të mundur Ramën

458
0

Kush do e rrëzojë qeverinë ”Rama 3”? Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, thotë se qëllimi i tyre është të ndërtojnë një aksion opozitar që kalon përtej partive duke përfshirë të gjithë popullin. Për të për të mposhtur Ramën duhen më shumë vota, sesa aleanca mes Berishës dhe Metës.

”Ka shenja brenda opozitës shumë pozitive që duan të rezistojnë kundër këtij regjimi, që mundet ta thyejnë. Duam të ndërtojmë një aksion opozitar që kalon përtej partive që thërret të gjithë popullatën brenda.

Ne na duhen shumë vota për të mundur Edi Ramën sesa aleanca Berisha-Meta. Nëse këtu nuk do të jenë vetëm dy partitë por do jenë dhe parti të tjera, unë kam shpresë të madhe.

Nëse lëvizja opozitare reduktohet vetëm me binomin Berisha-Meta, nuk do të mjaftojë. Opozitën e bën një frymë, jo numri i partive. Unë gjykoj se nëse nuk përfshihen qytetarët, kosto është shumë e madhe”,-tha Shehi në një intervistë për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit