Home Aktualitet Data e fillim...

Data e fillimit, mbarimit të vitit të ardhshëm shkollor dhe pushimet

538
0

Ministria e Arsimit ka publikuar këtë të ghënë në fletoren zyrtare urdhrin për datën e fillimit dhe të mbarimit të vitit të ardhshëm shkollor parauniversitar. Mësimi për arsimin bazë dhe të mesëm do të nisë më 11 shtator 2023 dhe do të mbarojë më 14 qershor 2024, përkrah edhe datave të provimeve dhe pushimeve përgjatë vitit shkollor.

“Në arsimin bazë mësimet fillojnë më 11 shtator 2023 dhe mbarojnë më 14 qershor 2024. Pushimet fillojnë më 26 dhjetor 2023 dhe mbarojnë më 5 janar 2024. Pushimet fillojnë më 1 prill 2024 dhe mbarojnë më 5 prill 2024. Provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 17–18 qershor 2024. Në arsimin e mesëm të lartë: Mësimet fillojnë më 11 shtator 2023 dhe mbarojnë më 14 qershor 2024”. Sa u takon maturave mësimet fillojnë më 11 shtator 2023 dhe mbarojnë më 31 maj 2024.

“Për maturat, mësimet fillojnë më 11 shtator 2023 dhe mbarojnë më 31 maj 2024. Pushimet fillojnë më 26 dhjetor 2023 dhe mbarojnë më 5 janar 2024. Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 3–28 qershor 2024.

Në arsimin profesional: Mësimet fillojnë më 11 shtator 2023. Nxënësit e klasave të 10-ta për të gjitha strukturat, nxënësit e klasave të 12-ta për strukturën, 2+2, si dhe nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta për strukturën 4-vjeçare mësimet mbarojnë më 14 qershor 2024. Nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta për strukturën 2+1+1 dhe për nxënësit e klasave të 11-ta për strukturën2+2 mësimet mbarojnë më 31 maj 2024.

Për të gjithë nxënësit maturantë, viti shkollor mbaron më 17 maj 2024. Pushimet fillojnë më 26 dhjetor 2023 dhe mbarojnë më 5 janar 2024. Provimet përfundimtare për kualifikimet profesionale të nivelit II dheIII të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK) zhvillohen në periudhën 3–14 qershor 2024.

Provimet përfundimtare të praktikës profesionale të kualifikimeve profesionale të nivelit IV të KSHK-së zhvillohen në periudhën 27–31 maj 2024. Provimet e Maturës Shtetërore Profesionale zhvillohen në periudhën 3–28 qershor 2024”, thuhet në urdhrin e botuar në fletoren zyrtare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit