Home Sporti De Biasi: Nës...

De Biasi: Nëse dikush ka frikë të drejtojë Napolin, të ndryshojë menjëherë punë

172
0

Gianni De Biasi, trajneri i Azerbajxhanit dhe ish-strategu i kombëtares sonë, së fundmi ka dhënë mendimin e tij për emrat që mund të zëvendësojnë Spallettin.

“Kloni i Spallettit nuk ekziston. Klubi duhet ta dijë dhe do të jetë thelbësore që lojtarët ta kuptojnë. Askush nuk do të jetë identik me Lucianon dhe në dhomat e zhveshjes zgjedhjet e trajnerit të ri nuk do të duhet të krahasohen çdo herë me ato të paraardhësit të tij.

Nëse ndonjë nga kolegët ka frikë që të stërvit Napolin, ose thjeshtë ngec para ofertës së De Laurentiis, është më mirë që të ndryshojnë punë menjëherë. Përveç presionit, është ëndrra e të gjithëve”, deklaroi De Biasi. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit