Home Aktualitet Debatet në Ku...

Debatet në Kuvend/ Manja: Ju kam mundur në Dibër! Noka: Ti je për të qarë. Nikolla: O çuna!

18
0

Debatet nuk munguan as këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa protagonistë të përplasjes janë bërë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputeti i PD-së Flamur Noka.

Noka: Pa më thuaj Ulsi, me 96 dollarë çfarë mund të bësh? Si e përballon jetën e një muaji? 100 dollarë u duhen ilaçe, ti u jep 96 gjithsej. E nise më Shukriun ti Ulsi, ti ishte ideatori i skemës së vjedhjes. I jepni rrogë sa 100 pensionistë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse duan ta blejnë atë se u duhet për votime. Ndaj duhet të kesh cipë që të skuqesh e zverdhesh që të mos thuash këto që thua. Të jeni të sigurtë se ngordhja po u vjen politikisht.

Manja: Flamur kam një pyetje, të dielën zgjedhjet janë të lira dhe demokratike sipas kësaj që fole ti këtu? E shtrove pyetjen pse Kukësi duhet të na japë votën ne? Po është e thjeshtë sepse të kanë provuar ty, e ktheve në bajrak privat. Ti pyet pse duhet të na e japin ne? Sepse u ke ardhur në majë të hundës. Kuksianët të shkojnë të qetë të votojnë.

Nikolla: O çuna, nuk ka për replikë.

Noka: Je edhe për të qesh edhe për të qarë. O Ulsi rrugën Kombit kush e bëri dhe kush e taksoi? Rrugën e Dibrës, kush e bëri? Dil më thuaj një investim që ke bërë? Vende pune? Po u ke krijuar në Angli…. hajdut!

Nikolla: Ndërpritet fjala, po flisni jashtë procedure, uluni në vend.

Noka: Hajdut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit