Home Aktualitet Debati në Kuv...

Debati në Kuvend/ Bardhi: Pret lloj lloj zari në zyrë! Nikolla: Mos rri tek vrima e çelësit

42
0

Debat sërish në Kuvend për çështjen se kush është kreu i grupit parlamentar të PD-së në Parlament. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi tha se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka ndryshuar listën e diskutimeve. Ndërkohë Nikolla njoftoi kryesinë e re të PD, Bardhi i tha “Na i ke sjellë në parlament për të na provokuar”.

“Kam kërkuar konsulencë juridike. Ua kam vënë në dispozicion juristëve. Nëse do të jetë e nevojshme do të kërkoj ndihmën e këshillit dhe Rregulloreve e Mandateve”,-tha Nikolla.

Debati nisi pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi një shkresë të depozituar nga Gazment Bardhi, i cili pretendon se nuk ka asnjë ndryshim, pra se kreu i grupit nuk ka ndryshuar dhe se është ai kryetari, PD zyrtare pretendon krejt të kundërtën.

Bardhi: Ka 10 ditë e thotë po pres konsulencën juridike. Doni të na diktoni 50 deputetëve të opozitës që nuk do e zgjidhni ju kryetarin tuaj, por ne. Prandaj ke thirrur në konsultim kryetarin e PS. Nënkryetarin e parlamentit Felajn.

Nikolla: Mos rrini tek vrima e çelësit.

Bardhi: Duhej të prisje kryetarin e grupit PD e të mos presësh lloj lloj zari në zyrë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit