Home Kultura Deçanasi, Nim...

Deçanasi, Nimon Muçaj sjell për malësorët e Tuzit monodramën “Çele gur gojën” të Azem Shkrelit

66
0

Nga Albert Vataj

Monodrama “Çele gur gojën”, që do të transmetohet nesër, e martë, më 16 prill 2024, në orën 20:00, në sallën e QKI-së “Malësia”, Tuz, do të shpalos misterin e heshtjes, si një shprehje përmes katarzës, një gjakim për të hulumtuar të vërtetën e trishtë të një tragjedie të rëndë.

Pas shfaqjes dhe suksesit në Deçan, “Çele gur gojën”, kjo vepër do të përbejë interesimin edhe për shqiptarët e Malit të Zi, të cilët do të përcjellin emocionet e kësaj vepre, pak të njohur dhe shumë të vlerësuar të poetit Azem Shkreli.

“Çele gur gojën” sipas motiveve të Azem Shkrelit, monodrama, interpretimi dhe regjia nga Nimon Muçaj, flet për një burrë me emrin Gjergj, i cili kthehet nga burgjet serbe, diku në vitin 2000 dhe në oborrin e tij gjen disa varre. Fqinjët i thonë se e shoqja ka dalë si lypëse nëpër katund. Kur ajo kthehet, nuk beson se është kthyer Gjergji nga burgu. Gjatë shpalimit të të vërtetave të Marisë, gruas së tij, zhvillohet një dramë e vërtetë. Gjergji e pyet të shoqen për të birin dhe ajo thotë se e kanë mbytur serbet. Këtu bëhet një shpalim emocionesh të brendshme të Gjergjit, i cili përmes katarzës skenike mezi arrinë ta zbërthej këtë ngjarje tragjike. Gjithçka duket e pabesueshme.

Shikuesit duhet ta përthekojnë se çfarë ka ngjarë me djalin e Gjergjit dhe çfarë do të ngjasë tani me të shoqen e tij, që si lypëse edhe mund të jetë çmendur bashkë me bartësin e kësaj tragjedie të rëndë.

Realizimi i teknikës së kësaj sfide arti janë H. Telaj, Xh. Fetaj, ndriçimi, I.Fetaj, kostumet Y. Idrizaj, efektet muzikore, V.Nikçi dhe organizator, R. Mushkolaj, do të bëjnë të mundur që ky rikthim në tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës, të rrëmbejë fuqishëm emocione dhe përjetime nga loja virtuoze e aktorit, Nimon Muçaj, dhe fjala poetike e ngjyer në tragjizëm, e poetit. Azem Shkreli. “Çele gur gojën”, nuk ka për qëllim të mbysë me tragjizëm jetën e askujt që e përcjell në mënyrë skenike këtë cak të jetës së një familje shqiptare në Kosovë, por të mbajë të ngulitur në kujtesë historinë, me gjas për të nxjerrë mësime, sepse amnezia kolektive rreket të përsërisë historinë, kjoft edhe vetëm përmes një thirrje të gjëmimshem të poetit Çele gur gojën”.

Vlerësim të veçantë që kjo vepër të bëhet pjesë e veprimtarive dhe gjallërimit të jetës kulturore dhe artistike të Malësisë meriton drejtorin e QKI “Malësia”, Vasel Berishaj dhe regjisori, Idriz Gjokaj, të cilët kanë bërë të mundur, që nëpërmejt një buxheti bujar të akorduar për kulturën në Tuz, ata kanë ftuar artistë dhe krijues, duke e futur në hartën e implemenetimit të projekteve ambicioze një zonë vitale dhe me tradita, jo vetëm historike, por edhe kulturore dhe artistike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit