Home Aktualitet Del emri i au...

Del emri i autorit, dy të plagosurit shokë me njëri-tjetrin

9
0

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes së sotme në Tiranë. Ai dyshohet se është Aldo Gjini dhe është shpallur në kërkim, ndërsa dy të plagosurit rezultojnë të jenë shokë me njëri-tjetrin. Mësohet se ata janë qëlluar në ambjentet e lokalit “Grand” në rrugën Todi Shkurti. Dy të rinjtë kanë qenë duke pirë kafe kur janë konfliktuar me autorin Gjini, i cili ka përdorur armën.

Nga Spitali, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, kanë dëshmuar për Policinë se fillimisht u përfshinë në një konflikt me Aldo Gjinin.

Altin Gjoka mori një plumb në shpatull, ndërsa Jetmir Marashi u plagos në gjoks.Dy të rinjtë u transportuan me makina të rastit drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftmi i policisë për ngjarjen

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit