Home Sporti Del urdhri pë...

Del urdhri për shembjen e hotelit të Messit, e ka ndërtuar “pa leje”

1704
0

Nga qielli i shtatë në tokë. Ditët për Lionel Messin pas fitimin e Topit të Artë po bëhen gjithmonë e më të vështira, teksa hoteli i tij me vlerë 26 milionë paund është urdhëruar që të shembet. Godina në Barcelonë me 77 dhoma gjumi nuk plotëson standardet e qytetit.

“MiM Sitges” me katër yje i Messit ndodhet jo shumë larg pronës private ku ai jetoi gjatë ditëve të tij në Barcelonë dhe ishte një nga vendet e tij të preferuara për t’u vizituar.

Një urdhër gjykate për prishjen e pronës me katër yje 'MiM Sitges' është aktualisht në pritje

“El Confidencial” ka zbuluar se ka një urdhër gjykate për shembjen e ndërtesës. Messi zotëron hotele në Ibiza dhe Majorca me Majestic Hotel Group, shpenzoi 26 milionë paund në hotelin MiM Sitges, i cili ndodhet pak më shumë se 100 metra larg detit, në vitin 2017.

Megjithatë, në raport thuhet se ai e bëri një gjë të tillë pa pasur dijenin se Bashkia e Sitges kishte urdhëruar tashmë prishjen e saj për shkak të mospërputhjes me kodet e ndërtimit. Një nga problemet është se ballkonet janë shumë të mëdhenj dhe mund të çojë në shembjen e ndërtesës nëse ato zvogëlohen apo shemben. /R.Lika-Koha Jonë/

Messi shpenzoi 26 milionë funte në hotelin MiM Sitges në vitin 2017

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit