Home Aktualitet Demokrati ngr...

Demokrati ngre dolli për Berishën, kurse Bashës i thotë: Haram e paç mundimin tim, u plevitosa në çadër

212
0

I pranishëm në ”Foltoren” e Sali Berishës në Berat, një demokrat ka ngritur dolli për ish-kryeministrin. Ai tha se dollinë e ngre se Berisha është burrë shembullor, ndërsa Bashës i tha “haram” për mundimin në çadër ku u plevitos dhe rezistencën tek Parlamenti ku u helmua në gaz.

”Do ti bëj thirrje Lulzim Bashës, haram e paç mundimin tim në çadër që u plevitosa dhe haram e paç rezistencën time tek parlamenti që u helmuam me gaz. Në kohën që ne arrinim t’i rrëzonim poturet Edi Ramës, t’i vije e ja ngrije.

Zoti Basha, largohu, këmboren nuk e tund dot se do zvërk, jo baluke. Nuk do ta zgjas shumë, do më falni se kam një dolli për doktor Berishën.

Doktor, një dolli për ty se nuk je vetëm politikan shembullor, je burrë shembullor dhe do ta pi këtë dolli për ty, për fëmijët e tu, për princeshën tënde se e di që burrat nuk mbajnë facoletë, por shami. Për ty doktor Berisha”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit