Home Aktualitet Demokrati vje...

Demokrati vjen nga Amerika dhe flet te ”Foltorja”: Diaspora është e bashkuar me Berishën

464
0

Në mesin e demokratëve të pranishëm në sallën ku u zhvillua “Foltorja” e tropojanëve me Sali Berishën, ishte edhe një qytetar i cili tha se ka ardhur me një mesazh të qartë nga Amerika. Zotëria u shpreh se prej 30 vitesh jeton në Amerikë dhe në “Foltore” ndodhet për të sjellë mesazhin e shqiptarëve që jetojnë në Amerikë.

”Unë jam tropojan, shtetas amerikan në Amerikë ka 30 vite. Kam ardhur këtu me një mesazh të qartë nga shqiptarët amerikanë, populli fisnik i Amerikës që i do të mirën këtij vendi.

Kam ardhur të mbroj nderin e një biri të Malësisë së Gjakovës që nuk është nënshtruar para tankeve të stalinizmit, as para Sorosit dhe kompanive të tij. Diaspora e Amerikës është e bashkuar më shumë se kurrë rreth Sali Berishës.

Një mesazh i qartë vjen nga Aemrika, Sali Berisha është i pafajshëm, është akuzuar kot së koti nga elita e ekstremistëve të majtë, të cilët në zemër kanë ateizmin, luftën kundër familjes”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit