Home Aktualitet Denoncimi për...

Denoncimi për zgjedhjet në FRPD. U manipuluan, votuan 38 dhe 39-vjeçarë

523
0

Të shtunën Forumi Rinor i Partisë Demokratike mbajti zgjedhjet për kreun e ri, post të cilin e fitoi Besart Xhaferri. Por zgjedhja e tij ka sjell kundërshti nga demokratët, ku një prej demokrateve, Fatmira Neziri ka denoncuar votimet në FRPD duke thënë se janë manipuluar.

Ajo ka publikuar dy foto nga lista e votuesve, në të cilat vihet re se kanë votuar persona të moshës 38 dhe 39 vjeç, gjë e cila shkel statutin e FRPD-së. Sipas statutit të forumit, konkretisht në nenin 6 thuhet se lejohet anëtarësimi deri në moshën 35-vjeçare.

Besart Xhaferi u rendit i pari në zgjedhjet që u mbajtën një ditë më parë në FRPD, duke u shpallur kështu fitues. Ai mori 5256 vota, duke lënë pas 5 kandidatët e tjerë. Atij i është besuar drejtimi i forumit rinor, në zgjedhjet e mbajtura nga PD-ja e Berishës. Pas Xhaferit, më i votuari është Arnold Kariqi me 1683 vota.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit