Home Sporti Depay arrin a...

Depay arrin akordin total me Juventusin, pritet vetëm fluturimi drejt Torinos

98
0

Memphis Depay është gjithnjë e më larg Barcelonës dhe më afër Juventusit. Sulmuesi holandez është duke sqaruar detajet e fundit për të zgjidhur kontratën me klubin blaugrana.

Sipas Tuttosport dhe mediave iberike, Memphis ka arritur një marrëveshje me klubin italian për transferimin e tij falas. Holandezi kërkon të përfitojë 2-3 milionë euro nga zgjidhja e kontratës me Barcelonën, ndërkohë që ekipi katalanas është gati ta lërë pa paguar asgjë.

Nëse gjithçka do të shkojë mirë, atëherë Depay mund të fluturojë që sot drejt Torinos për të firmosur me Juventusin. Lojtari do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, plus 1.5 milionë euro bonuse. Paga e tij gjithsesi dhe mund të jetë me lart nga dekreti i rritjes, prej të cilës ka përfituar dhe Pogba e Di Maria. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit