Home KRYESORE Deputetet Çup...

Deputetet Çupi dhe Tabaku kundër Alibeajt: Të mos nxjerrim kandidatë. PD rrezikon që të zvogëlohet

1196
0

Në Partinë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, ende nuk ka një vendim për mënyrën sesi do të dilet para votuesve më 14 Maj. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe grupit Parlamentar, ka pasur debate. Vetë Alibeaj dhe një pjesë e anëtarëve që e mbështesin, kanë kërkuar që PD të dalë në zgjedhjet lokale të 14 Majit me 61 kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe me kandidatë për këshillat bashkiakë.

Disa deputetë kanë kërkuar që të mos nxjerrin kandidatë për kryetarë, kjo në mënyrë që PD të dalë me kandidatë unikë. Në mbledhje, deputetja Jorida Tabaku ka thënë se nuk u kërkon demokratëve votën kundër kolegëve të saj.

“Opozita duhet të dalë me kandidatë unikë. Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh. Nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi”, ka thënë Tabaku.

Deputetët Dhurata Çupi, Dash Sula, Saimir Korreshi, Bledio Nallbati apo edhe Gazment Bardhi janë pro qëndrimit të Tabakut. Demokratja Çupi është shprehur se nëse dalin me kandidatë për bashkitë, rrezikon që PD-ja të zvogëlohet akoma edhe më shumë.

“Ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajse gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një here e mund të zvogëlohemi përsëri”, ka thënë ajo. Nga ana tjetër deputetë si Oriola Pampuri dhe Arbi Agalliu, e Kreshnik Çollaku kërkojnë të dilet me kandidatë.

Në fakt Jorida Tabaku ka emër dhe prestigj të lartë ndër radhët demokrate. Ajo mund të ishte zgjidhja si kryetare e gjithëpranuar e PD.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit