Home Aktualitet Deputetët she...

Deputetët sherr fizik, Sejamini: Veprim banal shqiptar, nuk e çon asgjëkundi opozitën!

37
0

Analisti i njohur, Neritan Sejamini ka komentuar përleshjet që ndodhën në Parlament pasditen e sotme, ku opozita bllokoi seancën plenare, ndërkohë që pati edhe përplasje fizike mes deputetëve. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini i quajti aktet e sotme “banale” dhe tha se këto veprime nuk e ndihmojnë opozitën dhe nuk e acancojë kauzëm e saj.

“Me këtë strategji, ku po vete opozita? Sa vota fitoi sot opozita? Sa mendje ndryshoi sot me këtë që bëri? Ai është një veprim banal shqiptar, që reflektohet mentaliteti, dëshpërimi, çdo gjë. Nuk jam dakord sepse kjo nuk çon asgjëkundi.

Opozita thotë gjysmë të vërteta, nuk e ka ezauruar aksionin opozitar. Ka shumë të vërteta që nuk i thonë, sepse kanë të bëjnë me oligarkët dhe interesat e opozitës.

Kur opozita të heqë dorë nga oligarkët dhe çdo lloj zullumqari dhe të jetë e pastër mund të thotë hajde luftoni. Opozita vete dhe zihet në Kuvend, nuk çon asgjëkundi, vetëm te  mbajtja e Ramës”, tha Sejamini.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit