Home Aktualitet Deputeti Agro...

Deputeti Agron Çela sot në SPAK: Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky?!

46
0

SPAK nuk ndalon. Prokurorët e SPAK punojnë 24/7. Ata po prekin kupolën e politikës dhe po hetojnë çdo njeri që ka kryer korrupsion.

Deputeti i PS, Agron Çela, ka lënë ambientet e SPAK, pasi ishte thirrur më herët gjatë ditës së sotme. Për rreth një orë e gjysmë ai është pyetur nga prokurorët e SPAK.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.

Ai është pyetur me insistim edhe për marrëdhëniet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Rikujtojmë se Agron Çela, ka qenë pjesë e LSI, përpara se t’i bashkohej PS.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit