Home Aktualitet Deputeti i PD...

Deputeti i PD-së: Vendit më të varfër i mungojnë 430 milionë euro, gjysma e qeverisë është në burg

31
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti deklaroi sot në seancën plenare se parlamenti nuk është një institucion serioz. Sipas tij, Shqipërisë si vendi më i varfër në Europë i mungojnë 430 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe kryeministri Edi Rama duhet të ishte në Kuvend dhe të jepte llogari.

Parlamenti nuk është më parlament dhe institucion. Parlamenti merr vlerë kur kryeministri jep llogaridhënie. Sot ka një krizë të madhe shoqërore, politike dhe juridike, kur Kuvendi vendos të flaës për postën elektronike në rend dite. Kjo kur vendit më të varfër i mungojnë 430 milionë euro.

Ne duhet ta marrim në pyetje kryeministrit. Të bëjmë Parlamentin një institucion serioz. Rama nuk ka ardhur për çështjen në Amerikë me përmasa botërore, nuk erdhi për arratisjen e zv.kryeministrit.

Ne nuk po diskutojmë për gjysmën e qeverisë që është në burg, çfarë vlere ka Parlamenti. Kemi edhe një skandal për Bujqësinë. Ne nuk do hyjmë kurrë në Europë nëse bëjmë gjoja. Të jesh ministre ekonomie dhe të thuash këto gjëra… kjo është tragjedi”, është shprehur Alizoti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit