Home KRYESORE Deputeti soci...

Deputeti socialist hedh akuza për bashkinë që drejton PS-ja: Në Fier protagonistë të drogës po fitojnë tendera

29
0

Në një kohë që SPAK ka nxjerrë prangat dhe në aksionin e saj kanë rënë kryebashkiakë dhe zv/ministra, deputeti i zgjedhur i PS-së, Petro Koçi i bën thirrje këtij institucioni që të kalojë dhe nga Fieri, pasi sipas tij krimi po fiton tendera publikë. Ai shkon edhe më tej me deklaratën e bujshme, duke thënë se duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike duke përmendur edhe skemën që përdorin. Bashkia e Fierit drejtohet pikërisht nga socialistët.

“Efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kanë filluar të ndjejnë frikë nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Protagoniste të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publike.

Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtareve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrenteve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.

Të fuqizuar sidomos duke lare paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona. Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës së krimit të organizuar”, thotë Koçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit