Home Rajoni Deputetja bri...

Deputetja britanike: Bandat serbe po paguhen dhe armatosen nga Beogradi

148
0

Situata në veriun e Kosovës, është një ngjarje që ka përfshirë shumë ndërkombëtarët, të cilët kërkojnë që palët të tërhiqen dhe të mos kemi një luftë të re në Europë.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, thotë se Serbia po i paguan grupet kriminale serbe në veri. Ajo përmend edhe shkrimin nga media “New York Times” që e lidh presidentin e Serbisë me krimin dhe korrupsionin.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiç, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për t’i realizuar dhe siguruar interesat e tij. Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, ka shkruar Kearns.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit