Home Aktualitet Deputetja e P...

Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri: Debati brenda partisë duhet të stopojë

194
0

Deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, ka folur për ”sherret” brenda partisë, duke thënë se duhet të merreshin më shumë me mazhorancën dhe jo me problemet e tyre. Për të debati brenda partisë duhet të stopojë, ndërsa theksoi se misioni i tyre politik duhet të jetë në të mirë të qytetarëve.

”Kemi hyrë në politik dhe këtë e kemi të gjithë mision. Ky mision është në të mirë të qytetarëve. Ne duhet të jemi aty për ata. Nëse ne mendojmë për ta duhet që kjo të stopojë këtu dhe të mos vijoj më, pra të mos ketë përçarje. Ajo që ka ndodhur brenda PD-së nuk duhet të shkonte deri këtu. Nëse ne kërkojmë bashkimin e bazës, fillimisht duhet ndodhte në qendër. Ata ndikohen nga qendra. Gjithçka nisi nga lart. Çdo gjë që ndodh në qendër, gjithçka reflektohet atje poshtë. Nëse do të ketë bashkim, sigurisht do të shkojë në mënyrë kapilare në të gjithë qarqet”.

Për më tepër, deputetja nënvizoi se se platforma që prezantoi Enkeljed Alibeaj është propozuar nga disa deputetë dhe sipas saj qëllimi i kësaj platforme ishte bashkimi i demokratëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit