Home Aktualitet Deputetja e P...

Deputetja e PL-së: Të unifikohet bonusi i bebeve në 180 mijë lekë

24
0

Në emër të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, tha se qeveria duhet të ndërmarrë të tjera politika financiare mbështetëse, për të përkrahur çiftet e reja të sjellin fëmijë në jetë. Nënkryetarja e Partisë së Lirisë tha se i është drejtuar me një letër zyrtare qeverisë me një propozim konkret për trefishimin e bonusit të bebes.

Aktualisht, në Shqipëri, bonusi mesatar për një fëmijë të lindur është 60 000 lekë. Ne propozojmë trefishimin e kësaj shume në 180 000 lekë për çdo fëmijë që vjen në jetë, qoftë ky fëmija i parë apo i dytë, fëmijët binjakë apo më shumë.

Gjithashtu propozojmë heqjen e kategorizimit në bazë të numrit të fëmijëve. Kjo pasi kostoja financiare e rritjes së një fëmije është e njëjtë, cilido fëmijë qoftë ai.

Në bazë të përllogaritjeve tona, kostoja totale në buxhetin e shtetit brenda një viti do të jetë afërsisht 4.9 miliardë lekë. Kjo kërkesë synon që t’i përgjigjet sadopak krizës ekonomike që po kalojnë familjet shqiptare, rritjes së çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës“,- tha Xhixho.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit