Home Magazine Deri kur do t...

Deri kur do të vijojë moti i paqëndrueshëm?

49
0

Nëse keni organizuar ndonjë plan për të marrë fuqishëm rreze buzë detit fundjavën e ardhshme, përgatituni t’i shtyni.

Moti në gjysmën e parë të qershorit s’është fare në anën tonë dhe rreshjet “surprizë” do të vijojnë për ditë të tëra.

Sipas Meteoalb, 15 ditët e para do të dominohen ngaq vranësirat dhe rreshjet e shiut. Lajmi i mirë është se shirat lokalë do të largohen gjatë fundjavës, por vranësirat dhe temperaturat e ulëta jo!

“Temperaturat e ajrit në fakt, sjellin një rënie me 2 gradë Celcius gjatë kësaj fillim jave duke bërë që ditën e martë të zbresin në vlerat minimale në 9 gradë Celcius në zonat malore ndërsa maksimumet pritet të shkojnë deri në 28 gradë Celcius në ultësirën perëndimore.” – u shpreh meteorologu teksa theksoi se nga dita e mërkurë e në vijim, gjërat do të ndryshojnë dhe mund t’i riktheheni fustaneve të hollë.

Pra deri me 15 qershor, edhe koha ju kërkon të kurseni për të shijuar tamam të nxehtin dhe detin, siç e meritoni!Euronews

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit