Home POLITIKE Dështimi i ne...

Dështimi i negociatave, Këlliçi: Se di kë Kryesi do të thërrasi grupi i Alibeajt

214
0

Pas dështimit të negociatave mes grupeve brenda PD-së, që të dilnin me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, grupi i Alibeaj tha se nesër do mbledhin Kryesinë. Por Belind Këlliçi, pjesë e grupit të Berishës, thotë se nuk ka forume part-time, dhe se çuditet se kë Kryesi do të mbledhi grupi i Alibeajt.

”Se di se kë Kryesi do të thërrasi grupi i Alibeajt. Se di që ka forume part-time. Nuk di që të kem parë ndonjë foto, s’ka transparencë. Mungon transparenca mbi vendimmarrjen. Këto artificat juridike janë ato që çuan PD në krizë politike, se mungon fryma politike.

Për sa kohë që bashkëbisedimi është baza dhe guri i themelit në çdo formë politike, se di se ça do bëhet më shumë se mekanizmi i votës. Komenti im është ky që se di se ku e kanë bazuar këtë vendimmarrje. Çfarë kanë pritur për të negociuar? E di që kanë negociuar për votën e demokratëve. E kam ditur që po negociohet për Primaret që procesi që jetë transparent. Janë diskutuar çështjes se si mund të ecim përpara. Vota është kusht i kushteve.

Ku ka mekanizëm tjetër? Situata politike në vend i jep një imazh të keq në PD. Votë nuk kanë (grupi i Alibeajt) Gjykoj që mund të ecim përpara përmes votës. Sa i përket statutit të 11 Dhjetorit, është vullneti i shumicës. Kemi interes të madh votën e qytetarëve”,-tha Këlliçi për emisionin ”Open” në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit