Home Aktualitet Dështon takim...

Dështon takimi në Bruksel, Vuçiç tregon qëndrimin e Kurtit: Insistova për Asociacionin

169
0

Pasi në Bruksel nuk u gjet një gjuhë e përbashkët, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka cilësuar si tepër të vështira bisedimet e radhës me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, ku u diskutua plani franko-gjerman.

Teksa njoftoi datën e takimit të radhës që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, Vuçiç tregon se ka kërkuar gjatë bisedimeve themelimin e Asociacionit, gjë për të cilën sipas tij, Kurti nuk ishte ende gati.

“Është e rëndësishme që njoftimi i BE-së do të përmbajë fjalë për domosdoshmërinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. Unë insistova në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mendoj se Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranonte tani, por do të shohim nëse do ta pranojë në të ardhmen. Me sa kam kuptuar, më 18 mars do të duhet të shihemi në Maqedoninë e Veriut”, tha Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit