Home Kronike Detaje nga do...

Detaje nga dosja e SPAK-ut për inceneratorin e Fierit, 4 milionë euro punime të pakryera

82
0
Inceneratorët

5 persona janë arrestuar nga 11 urdhër-arreste nga ana e SPAK-ut, për aferën e incerenatorit të Elbasanit. 6 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim pas dyshimeve të prokurorisë se kanë marrë shuma deri në 4 milionë euro për të raportuar punime të pakryera.

Ministria e Mjedisit ka bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare të zotëruar nga Klodian Zoto në shumën e 4 milionë eurove, ndërsa Zoto si aksioner kryesor i shoqërisë ka pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara për shërbime që nuk janë kryer në këtë vlerë.

Mes personave të shoqëruar është dhe Arben Drvishaj i cili është zv.president i Shoqatës së Ndërtuesve dhe numri dy i FSHF-së. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e mbikëqyrësit te punimeve ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit, ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që punimet nuk kanë qenë si janë deklaruar prej tij.

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i ka shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 milionë lekë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit