Home Aktualitet Lirohet Indri...

Lirohet Indrit Dokle nga policia

213
0

Të shtunën mbrëma në prangat e Policisë ra i shumëkërkuari Fatjon Murati, pasi ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Por me të në ndodheshin në makinë edhe Indrit Dokle dhe Gentjan Reçi.

Sot policia i ka liruar nga drejtoria e policisë.

Emri i Muratit doli nga grupi hetimor edhe në maskarën me tre të vdekur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Mes emrave që kërkon organi i akuzës të pyeten ishin Gentian Reçi, djali i ish-policit të vrarë Xhelal Reçi si dhe Endrit Dokle.

Dokle e ka mohuar përfshirjen në ngjarjen në zhdukjen e Ervis Martinajt. Këtë e ka bërë gjatë dëshmisë së dhënë në Prokurori. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, Ervis Martinaj i kishte kërkuar vrasjen e Endrit Dokles për rreth 200 mijë euro.

“Në kuadër të kontrolleve blic për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Ruger’, të zhvilluar me datë 12.07.2022.
Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore”, njoftoi dje policia.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit