Home Aktualitet Detyroi të da...

Detyroi të dashurën që të ab*rtonte, babai i shqiptarit: Djali im ra në kurth, njerëzit e grekes…

76
0

27-vjeçari shqiptar, Ymer Haxhiaj u bë lajm për disa ditë në Greqi, kjo pasi akuzohet se ka detyruar partneren e tij greke të abortojë. Babai i tij thotë se djali dhe nusja e të birit shkonin mirë. Për të njerëzit e grekes nuk donin martesën me një shqiptar. Ai tha se djali i ka deklaruar se është çuditur kur është vënë nën akuzë dhe se gjithçka është sajuar.

“Vajza jetonte me të ëmën, sepse babanë e kishte në burg. Flisja ndonjëherë me nusen e djalit, por e kishim pak të vështirë komunikimin, sepse ajo nuk dinte shqip e unë nuk dija mirë greqisht. Te puna besoj se janë njohur. Ajo bullizohej, sepse ishte e varfër, e djali im e përkrahu. Gjyshja e vajzës nuk e donte martesën me një shqiptar.

Ajo nuk ishte e vendosur, ndërsa unë kam qenë pro për martesës. Më tha djali që e dua dhe unë thashë merre, njerëz jemi i thashë. Isha i kënaqur nga kjo lidhje. Vajza nuk ishte e vendosur. Djali më ka thënë se është e sajuar e gjithë akuza. Më tha se u çudita dhe rashë në kurth. Djalit tim i vinte keq për fëmijën, donte fëmijën”, u shpreh në emisionin ”Me Zemër të Hapur”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit