Home Sporti “Dhimbje koke...

“Dhimbje koke” për Tuchel, humbet sulmuesin për duelin e kthimit

18
0

Serge Gnabry ishte një ndër protagonistët e Bayernit në barazim 2-2 në Londër kundër Arsenalit, në takimin e parë çerekfinal të Champions League.

28-vjeçari realizoi golin e barazimit momental 1-1 në minutën e 18-të, ndërkohë që 20 minuta përpara fundit u zëvendësua si pasojë e një problemi fizik.

Lojtari ofensiv i është nënshtruar testeve të detajuara mjekësore dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 2-3 javore, për shkak të shqetësimeve muskulore.

Një lajm i keq për trajnerin Thomas Tuchel, i cili nuk mund të bazohet te lojtari i kombëtares gjermane për duelin e kthimit ndaj Gunners.

Bayern-Arsenal, sfidë ku do të përcaktohet edhe skuadra që kalon në gjysmëfinale, do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, më 17 prill.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit