Home Aktualitet Dhuna nga fis...

Dhuna nga fisi Rraja ndaj kushërinjëve Maja, Tabaku: Familjarët e deputetit sundojnë si qeveri paralele, prandaj rinia largohet

23
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për dhunën që ka ushtruar fisi Rraja ndaj kushërinjëve Maja, ku shkruan se kjo ngjarje i ngjan historive të bandave ku fisi në fjalë, sundon si një qeveri paralele.

Po ashtu deputetja ka theksuar se rinia largohet sepse e ka kuptuar që ky sistem të gllabëron brenda tij apo të godet dhe dhunon me skena të tilla në rastin më të mirë.

“Dhuna e më të fortit është kthyer sot normë; dhuna ndaj më të dobëtit është kthyer sot edhe në aftësi politike madje në një sistem të mirëorganizuar që operon nga zyrat e sipërmarrjes dhe ekonomisë deri në lagjet e humbura të vendit”, shkruan Tabaku.

Shkrimi i plotë

Lajme në Shqipërinë e 2023: Fisi Rraja rreh me pistoletë në dorë anëtaret e fisit Maja. Dhuna e më të fortit është kthyer sot normë; dhuna ndaj më të dobëtit është kthyer sot edhe në aftësi politike madje në një sistem të mirëorganizuar që operon nga zyrat e sipërmarrjes dhe ekonomisë deri në lagjet e humbura të vendit. Prandaj nuk ka habi që familjarë të deputetit të zonës, që dukshëm ka një armë më shumë në këtë histori, përfshihet në bizneset e zonës në formën e një bande, punëson në zonë kë dëshiron fisi dhe sundon me urdhër në formën e një qeverie paralele.

Të gjitha këto benefite vijnë si pasojë e nevojës që pushteti ka për këtë familje pasi sistemi është i tillë. Sistemi lejon trafikun e drogës dhe bandat që këto të fundit të kërcënojnë dhe blejnë votat. Ky model i ofrohet Shqipërisë prej 30 viteve. Shqiptarët kanë kërkuar dhe janë përpjekur që të promovojnë vlera të tjera por është sistemi i perfeksionuar në këto 10 vite që ka promovuar anti-vlerat që sot japin shfaqje të shëmtuara.

Të rinjtë kërkojnë mundësi sipërmarrje kurse sistemi i kësaj qeverie i ofron modelin e gangsterit të lagjes. Të rinjtë investojnë në shkollim për të ndërtuar të ardhmen këtu ndërkohë që modeli i shtetit dhe sistemit të ngritur i ofron meritokracinë e bandës dhe të rinjve aty. Prandaj rinia largohet sepse e ka kuptuar që ky sistem të gllabëron brenda tij apo të godet dhe dhunon me skena të tilla në rastin më të mirë. Mbase, të kthen dhe në një viktimë, në rastin më të keq.

Pra, një histori bandash që të kujtojnë Perëndimin e Largët të filmave Western më shumë se sa vendin ku kryeministri ka ftuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të promovuar Procesin e Berlinit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit