Home Sporti Di Maria prit...

Di Maria pritet si Ronaldo te Juventusi, kryen vizitat mjekësore

61
0

Angel Di Maria është lojtari më i ri i Juventusit. Futbollisti argjentinas zbarkoi mbrëmë në Torino, ndërkohë që sot në mëngjes në orën 08:50 ka mbërritur në JMedical për të kryer vizitat mjekësore.

Di Maria u prit nga më shumë se 200 tifozë, duke qenë një pritje e ngjashme më atë të Cristiano Ronaldos. Ish-lojtari i PSG do të firmos për një sezon, ku do të përfitojë 7 milionë euro në sezon.

Asnjë opsion rinovimi për të, pasi në fundin e sezonit me shumë mundësi do të transferohet te Rosario Central. Edhe Dusan Vlahovic mbërriti për të kryer vizitat mjekësore duke u pritur me ovacione nga tifozët e pranishëm. Sot ndërkohë do të mbërrijë në Torino edhe Paul Pogba, i cili pritet të kryejë nesër vizitat mjekësore. /R.Lika-Koha Jonë/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit