Home Sporti Diego Costa p...

Diego Costa përfundon nën hetim për përfitime të mëdha në baste sportive

99
0

Sulmuesi i njohur, Diego Costa dyshohet se është përfshirë në një rrjet bastesh ku ka siguruar plot 13 milionë dollarë. Lajmi u bë i ditur nga gazeta spanjolle “AS”, por duke mos dhënë shumë detaje pasi çështja është ende nën hetim.

Policia Federale e Sergipe, shteti brazilian ku lindi Costa , vendosi një operacion kundër “praktikës së pretenduar të shfrytëzimit të lojërave të fatit, pastrimit të parave, evazionit të parave dhe organizatës kriminale” si pjesë e një hetimi në “ESPORTENET”, thuhej në një deklaratë.

Diego Costa kaloi 6 vite te Atletico Madrid të ndara në dy periudha, 2010-2014 dhe 2018-2020 ndërsa në vitet 2014-2017 luajti 89 ndeshje me Chelsea-n duke shënuar plot 52 gola.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit