Home KRYESORE Digjen qytete...

Digjen qytete gjermane/Trazira nga radikalët e majtë në “Ditën X”

974
0

Trazira në Lajpcig dhe në disa qytete në përkrahje të studentes së dënuar Lina E.. Njerëz të maskuar kanë sulmuar policinë natën e së shtunës në lagjen Konevitc në Lajpcig duke hedhur gurë dhe materiale piroteknike në drejtim të policisë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Policia përdori gazin lotsjellës. Shumica e barrikadave të ndezura u shuan në mesnatë. Megjithatë gjatë natës të së shtunës u shënuan mjaft “vepra penale” bën të ditur policia. Disa nëpunës policie u dërguan në spital të lënduar, një gazetar është sulmuar nga një person i panjohur. Të shtunën në mëngjes policia ka kryer tre arrestime.

Dita X u thirr në shenjë solidariteti me studenten e dënuar Lina E., dhe tre të akuzuar, të cilët u shpallën fajtorë pas akuzave për krjimin e një organizate kriminele dhe kryerjen e gjashtë sulmeve serioze ndaj neonazistëve, një rast ky i pazakontë dhune ekstremizmi të majtë në Gjermani. Rasti shkaktoi tensione të mëdha politike, ku mbrojtja dhe skena politike shumë e majtë në Lajpcig, qytetin e Lina E., thonë se ajo akuzohet si terroriste e majtë duke u kthyer në kokë turku si për mediat edhe për autoritetet. Shumë ankohen se sistemi i drejtësisë është i butë me neonazistët.

Demonstrata të shtunën është ndaluar, këtë e konfirmoi edhe Gjykata Administrative në Lajpcig të premten në mbrëmje. Bashkia e kishte ndaluar më parë demonstratën e “Ditës X” nën moton “United we stand -megjithatë mbrojmë antifashizmin autonom”, me argumentin se ekziston rreziku i një demonstrate të dhunshme. Bazë për këtë ishin  prognozat e autoriteteve të sigurisë.

Sipas policisë ekziston rrezik dhune dhe ka pasur thirrje për militantizëm. Qarqet e majta kishin bërë thirrje për mobilizim në Lajpcig me qëllim të ardhjes së përkrahësve nga Gjermania dhe Europa. Për të ruajtur rendin Drejtoria e Policisë së Lajpcigut mbështetet të shtunën nga trupa policore të ardhur nga të gjitha landet gjermane e po ashtu edhe policia federale jep mbështetje për ruajtjen e sigurisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit