Home Aktualitet Dinamika e ng...

Dinamika e ngjarjes/17-vjeçari tentoi të largohej i plagosur, u qëllua sërish me armë

180
0

Të tjera detaje kanë dalë një ditë pas ngjarjes së rëndë me tre të vrarë në Klos. Fiqiri Mjeshtri qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur, babë e bir, Ilir dhe Kenado Shirën dhe plagosi Renato dhe Eglantin Hasulën.

Pas ngacmimeve disa mujore në rrjetet sociale të vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtri, kjo e fundit ka vënë në dijeni familjen.

I ati është kthyer nga emigracioni dhe ka kërkuar sqarim me dy djemtë Kenado Shirën dhe Renato Hasulën, kushërinj mes tyre.

Për t’u sqaruar kanë lënë një takim në një lokal në qendër të Klosit, ku kanë qenë edhe dy prindërit e adoleshentëve, Liri Shira dhe Eglantin Hasula. Nga ana tjetër Fiqiri Mjeshtri babai i vajzës ka qenë bashkë me vëllezërit e tij Besnik Mjeshtri dhe Fatmir Mjeshtri.

Për një moment është menduar se kanë arritur dakordësi, por ka qenë viktima Kenado Shira i cili ka folur dhe ka fyer vajzën, ndërsa autori ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar Kenadon të parin, më pas babain e tij dhe të tjerët. 17-vjeçari ka tentuar të dalë nga lokali por ai e ka qëlluar sërish duke humbur jetën në trotuar. Ndërkaq, i ati i Kenado Shirës ka humbur jetën duke u transportuar në spital.

Dy të plagosurit e tjerë Eglantin dhe Renato Hasula janë transportuar fillimisht në Spitalin e Burrelit, më pas në atë të Traumës, në gjendje të rëndë. Nga informacionet e Klan News, Eglantin Hasula është ende në gjendje kritike.

Ndërkohë autori ka vrarë veten në afërsi të banesës së tij në fshatin Dars 2 km larg nga Klosi.

Dy vëllezërit e tij, Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, u shoqëruan në polici për të dhënë dëshmitë në polici, më pas u liruan pasi nuk gjenden prova që t’i lidhin me ngjarjen, shkruan Klan news.

Vajza ka dëshmuar në polici se të dy djemtë Kenado Shira dhe Renato Hasula e kanë ngacmuar prej disa muajsh në rrjetet sociale, ajo është ndjerë e shantazhuar dhe ka njoftuar familjen për ta zgjidhur këtë situatë, që rezultoi të ishte fatale për familjen Shira ku u vranë babë e bir.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit