Home Sporti Dinamo City m...

Dinamo City mposht me “poker” Erzenin, Laçi dhe Vllaznia bëjnë “paqe”

152
0

Dinamo City mori fitoren e dytë radhazi në Superiore, teksa mposhti me rezultatin e pastër 0-4 Erzenin në transfertë. Kryeqytetasit e nisën mirë ndeshjen, me pjesën e parë që e mbyllën në avantazh të dy golave, pasi shënuan Rustem Hoxha dhe Luis Kaçorri.

Në pjesën e dytë, Erzeni u hodh në sulm në kërkim të golit dhe nga kjo përfitoi Dinamo, që shënoi edhe të tretin me kundërsulm, me Baton Zabërgjën.

Për të vulosur shifrat në 0-4, mendoi Patrik Bardhi, që shënoi në minutën e fundit. Dinamo ngjitet në vendin e pestë, me 28 pikë, ndërsa Erzeni mbetet në vendin e tetë me 22 pikë.

Laçi dhe Vllaznia ndërkohë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1. Kurbinasit kaluan në avantazh me Ujkën në minutën e 40-të, me anë të një penalltie. Pjesa e dytë nisi me gol, teksa ishte Alivoda, i cili i ndihmuar nga një devijim, shënoi dhe vendosi baraspeshën.

Me këtë barazim, Vllaznia mban vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Laçi renditet i gjashti me 27 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit