Home Sporti Dinamo City-V...

Dinamo City-Vllaznia nuk prodhon fitues

48
0

1-1 u mbyll sfida mes Dinamo City dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e shtatë në Superiore. Pas një pjese të parë të qetë dhe me pak raste, e dyta ishte spektakolare.

Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 52-të, me Bekim Balajn, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Dinamo nuk u dorëzua dhe në minutën e 84-t, barazoi shifrat me Patrik Bardhin. Ky gol i dha zemër kryeqytetasve, që u hodhën në sulm, në kërkim të golit të përmbysjes.

Gjithçka u bë e vështirë në minutën e 90-të, kur Zabërgja rrëzohet në zonë, duke kërkuar penallti, por arbitri Koçi e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë, për simulim. Në fund nuk ndryshoi asgjë dhe dy ekipet ndanë pikët. Sa i përket renditjes, Vllaznia mban vendin e katërt me 9 pikë, ndërsa Dinamo renditet në vendin e tetë me 7 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit