Home Sporti Dinamo &#8221...

Dinamo ”ngec” në Elbasan, shoferi merr autobuzin dhe braktis skuadrën

376
0

Për sezonin e ardhshëm, Dinamo është pothuajse jashtë Superligës. Në ndeshjen me Kastriotin që u luajt në Elbasan, është mposhtur 0-1, me golin e realizuar nga Selmani në pjesën e dytë.

Një lajm i çuditshëm vjen nga Elbasani, ku shoferi i skuadrës së Dinamos ka marrë autobuzin dhe është larguar pa pritur futbollistët dhe stafin teknik.

Nëse kjo ishte një masë disiplinore, apo një taktikë për të evituar një tjetër grumbullim tifozësh si ai i javës së kaluar, kjo mbetet për t’u mësuar.

Fakti është që jo pak nga lojtarët e bluve kanë mbetur të çuditur teksa nuk kanë gjetur autobusin e tyre te vendi i zakonshëm jashtë “Elbasan Arena”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit