Home Kultura Disa të panjo...

Disa të panjohura befasuese për shkrimtarin e madh amerikan, Mark Twain

58
0

Albert Vataj

Mark Twain është pseudonimi i shkrimtarit amerikan Samuel Langhorne Clemens. Para se të bëhej shkrimtar punonte si tipograf, si pilot, si kërkues ari dhe gazetar. Pas botimit të librit të tij: “ Të pafajshëm në dhé të huaj 1869, korri sukses të madh. Veprat e tij më të njohura janë: “Në kërkim të belave” 1872; “Mosha e artë” 1873; “Aventurat e Tom Sojerit” 1876; “Princi dhe i varfëri” 1882; “Një Janki nga Konektikati në oborrin e mbret Arturit 1889; “Uilsoni kokëtrashë” (1894).

Emri i vërtetë, Samuel Langhorne Clemens, janë të krahasueshme me ato të personazheve të librave të tij. Kur ishte i ri, ai iu bashkua aksidentalisht ushtrisë së Konfederatës për dy javë sepse nuk i kishte kushtuar vëmendje politikës së kohës. Twain u bë një shkrimtar i njohur dhe i respektuar edhe sot, e megjithatë kaloi në falimentim edhe gjatë viteve kulmore të krijimtarisë.

Twain i donte qentë. Ai kishte tre qen skocez të cilët i quante “Unë e di”, “Ti e di” dhe “Nuk e di”.

Më poshtë kemi mbledhur disa fakte pak të njohura për shkrimtarin.

1. Mark Twain mbajti një leksion të plotë mbi masturbimin

Në vitin 1879, Mark Twain, 44 vjeç, mbajti një fjalim në Paris me titull “Disa mendime mbi shkencën e onanizmit”. Në atë kohë, masturbimi ishte një temë tabu, por Twain donte të jepte disa opinione pikante dhe plot humor, duke përfunduar se nuk ia vlente.

Në atë leksion, Twain tha: “Nga të gjitha llojet e marrëdhënies seksuale, masturbimi është më pak e rekomandueshmja. Si kënaqësi është shumë e shkurtër dhe nuk të jep njeri para për ta quajtur profesion. Ndaj, nëse do ta luani në kumar jetën tuaj seksuale, mos e “luani shumë dorën””.

2. Mark Twain shpiku një nga llojet e para të rripave të sutienave

Në vitin 1871, Twain (nën emrin Samuel Clemens) mori një patentë për krijimin e rripave të veshjeve, që më vonë u bënë baza për qepjen e sutienave.

Patenta ishte në fakt për rripat e jelekëve dhe pantallonave, vetëm më vonë u krijuan edhe gjimbajtëset e grave. Por Twain ishte tepër krenar për këtë shpikje, duke shkruar në patentë: “Avantazhet e përdorimit të këtyre rripave elastike janë kaq të mëdha sa nuk ka nevojë për shpjegim”. Me sa duket, ai e dinte se rripat do të bëheshin edhe më të famshëm në të ardhmen.

3. Miku i tij, Nikola Tesla, për pak i shkaktoi një aksident

Detajet e kësaj ngjarjeje janë pak të turbullta. Me pak fjalë, një natë Tesla e ftoi Twain në laboratorin e tij, ku aksidentalisht u trondit nga një oshilator.

4. Mark Twain siguroi paratë për edukimin e Helen Keller kur ishte ende e panjohur

Helen Keller dhe Mark Twain u takuan kur ajo ishte 14 vjeçe, në të njëjtën moshë me vajzën e shkrimtarit. Pas takimit, Twain u shkroi gruas së një manjati nafte, e cila po e ndihmonte gjatë falimentimit, për ta bindur që të paguante për edukimin e Keller. Twain dhe Keller mbetën miq deri në fund të jetës së shkrimtarit.

5. Ditën kur lindi Twain u shfaq kometa Hallei. Ai parashikoi se do të vdiste kur kometa të kthehej… dhe kështu ndodhi

Është e çuditshme që shkrimtari lindi dhe vdiq në ditët kur pranë Tokës kaloi kometa Hallei, por më e çuditshme është që ai e parashikoi që e fundit, pra dita e vdekjes, do të ndodhte. Mendohet se Twain ka thënë: “Erdha në jetë bashkë me kometën Hallei në vitin 1835. Do të kalojë sërish vitin tjetër dhe pres që edhe unë të iki bashkë me të. Nëse nuk ndodh, do të jetë një zhgënjim i madh për mua”.

6. Mark Twain është një term lundrimi

Shkrimtari e zgjodhi emrin letrar ndërsa lundronte në Misisipi me avullore. “Mark Twain” është thellësia mbi 12 këmbë, e sigurt për lundrimin e avulloreve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit