Home ShendetI Disa ushqime ...

Disa ushqime që mund të konsumosh në orët e vona, pak para gjumit

157
0

Të kujdesemi për trupin dhe shëndetin e mirë është e domosdoshme, por bëhet e vështirë kur ke një vakt të shijshëm

Sidoqoftëm që të kontrolloni oreksin tuaj dhe të qëndroni të shëndetshëm, këto janë disa ushqime që mund t’i hani edhe vonën ë mbrëmje, pa u penduar.

Kos grek
Kosi grek është plot me lëndë ushqyese dhe proteina që nxit humbjen e peshës.

Kokoshka

Mos ngurroni ta mbyllni ditën me filmin tuaj të preferuar, duke ngrënë kokoshka. Një filxhan kokoshka përmban vetëm 31 kalori. Kokoshkat janë plot me fibra dhe antioksidues që kanë një efekt pozitiv në shëndet.

Mishi i gjelit të detit

Gjeli i detit përmban shumë pak yndyrë dhe shumë proteina. Përmban gjithashtu hekur, zink, fosfor, kalium dhe vitaminë B.

Kastravec

Mund të hani kastravec në çdo kohë të ditës. Ato përmbajnë 95% ujë, një sasi të madhe të vitaminave C dhe K, kalium, bakër dhe mangan.

Mollë

Mollët rritin imunitetin dhe ulin oreksin. Mollët janë të pasura me fibra, kalium dhe vitaminë C dhe kanë një efekt qetësues, i cili është ideal për të arritur një gjumë cilësor.

Karota

Karotat përmbajnë sasi të mëdha beta-karoten, fibra, vitaminë K, kalium dhe antioksidues. Karotat ndikojnë në rënien në peshë, pasi ulin nivelin e kolesterolit.

Banane

Bananet stimulojnë shëndetin e sistemit nervor, parandalojnë zhvillimin e diabetit dhe depresionit dhe mbrojnë nga sëmundje të ndryshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit