Home ShendetI Dita Botërore...

Dita Botërore e Autizmit, pajisjet elektronike një këmbanë alarmi

59
0

Telefoni, tableti dhe pajisjet e tjera elektronike po zënë kohën më të madhe të fëmijëve sot. Veçanërisht pas pandemisë, ekspertët po konstatojnë shenja tipike të autizimit edhe tek fëmijët që nuk vuajnë nga çrregullime të spektrit. Përdorimi për orë të tëra i këtyre pajisjeve po i bën fëmijët nervozë, hiperaktivë, të mbyllur në vetvete dhe me veshtirësi në komunikim.

“Është e çuditshme dhe e frikshme se si një ekran kaq i vogël pengon kaq shumë në zhvillimin e fëmijës. Shumë prindër i etiketojnë fëmijët hiperaktivë apo të pamenaxhueshëm. Por, është pikërisht mosprocesimi i informacioneve të shumta që kanë marrë nga pajisjet elektronike çka i bën ata hiperaktivë dhe të papërqendruar”, shpjegon për A2 CNN terapistja Adela Kalluzi.

Në ditën botërore të fëmijëve dhe individëve me çrregullime të spektrit autik, ekspertët këtë vit e vënë theksin tek autizimi virtual, i cili krijohet nga përdorimi i gjatë i ekraneve të pajisjeve elektronike.

Terapistë dhe psikologë tregojnë se si këto pajisje po ndërhyjnë dhe po dëmtojnë edhe procese të tjera të zhvillimit të fëmijës, si gjumi dhe ushqyerja: “Në momentin që një fëmijë ushqehet para ekranit, ai ngopet, por nuk ushqehet. Ne i përjashtojmë fëmijës porcesin e prekjes dhe shijimit të ushqimit”.

Tek fëmijët me çrregullime të spektrit, autizmi virtual nga ekranet e pajisjeve elektronike thellon problematikën e tyre. Psikologët kanë disa mesazhe të rëndësishme për të gjithë prindërit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit