Home POLITIKE Dita Ndërkomb...

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, ambasada e SHBA në Tiranë: Të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të barbartë

52
0

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shkruan se kjo ditë është kujtesë se ne të gjithë mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për çdo qenie njerëzore.

“Dita e të Drejtave të Njeriut | Sot shënohet 75 vjetori i një prej zotimeve globale më novatore në botë: Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Dita e të Drejtave të Njeriut shënon gjithashtu fundin e fushatës botërore të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore.

Kjo ditë është një kujtesë se, përmes veprimeve tona, ne të gjithë mund të ndihmojmë në krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për çdo qenie njerëzore – pavarësisht nga raca, ngjyra, feja, gjinia, gjuha, opinionet politike ose opinionet e tjera, kombësia ose përkatësia sociale, pasuria, lindja apo përcaktime të tjera. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin të drejtat e çdo njeriu”,-thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit