Home Aktualitet Ditë me diell...

Ditë me diell dhe temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për sot

8
0

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta, me origjinë jugperëndimore (afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan).

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 16°C

në zonat e ulëta 6 deri 22°C

në zonat bregdetare 9 deri 20°C

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit