Home Aktualitet Ditë me shi e...

Ditë me shi e stuhi, parashikimi i motit për sot

23
0

Moti në Shqipëri, do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.

Reshjet do të jenë më intensitet mesatar dhe lokalisht intensive, në zonat Veriperëndimore dhe Jugperëndimore të territorit.

Herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike, kryesisht në brigjet joniane.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes, të sjellin intensifikim të intensitetit të shirave përgjatë gjithë ultësirës perëndimore, ndërsa reshje më të pakta do të kenë zonat malore.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por do të ulen ndjeshëm në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit