Home Bota Ditë votimesh...

Ditë votimesh në Francë, Macron kërkon edhe Parlamentin

46
0

Këtë të dielë francezët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri, zgjedhje këto që mund të privojnë presidentin Emmanuel Macron nga shumica absolute që i nevojitet për të qeverisur me dorë të lirë.

Votimi nisi në orën 08:00 të mëngjesit, me rezultatet paraprake që priten pas orën 20:00 në një votim që mund të ndryshojë fytyrën e politikës franceze.

Anketuesit parashikojnë se kampi i Macron do të fitojë numrin më të madh të vendeve të parlamentit, por shtojnë se në asnjë mënyrë nuk është e garantuar të arrijë pragun e 289 deputetëve, të nevojshëm për një shumicë absolute.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit