Home Aktualitet Dje doli nga ...

Dje doli nga burgu falë amnistisë, por sot bëri vjedhjen e radhës. Policia në kërkim të të riut

374
0

Ardian Isufi dje la qelinë e burgut të Drenovës, pasi përfitoi nga Amnistia Penale, por sot ai kërkohet nga policia për vjedhje. I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.

Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.

Mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë-Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policine që tashmë është në kërkim të tij

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit