Home Bota Djegia e Kura...

Djegia e Kuranit në Suedi, protesta me armë në Pakistan

70
0

Djegia e librit të shenjtë të myslimanëve përpara ambasadës turke në Suedi, ka sjellë revoltë tek pakistanezët të cilët kanë nisur protestat. Qindra persona dolën në sheshe, duke shprehur zemërimin për djegien e Kuranit gjatë fundjavës nga një politikan suedez.

“Ne do të protestojmë kundër mungesës së respektit që ata kanë treguar ndaj Kuranit në Suedi dhe do t’i theksojmë komunitetit ndërkombëtar se veprime të tilla nuk arrijnë asgjë përveçse dëmtojnë ndjenjën e muslimanëve”, deklaroi një protestues.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, paralajmëroi Suedinë për mungesën e mbështetjes së Turqisë për anëtarësimin në NATO. “Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për NATO-n”, tha Erdogan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit